Kirurgjia e Valvulave

Home / Kirurgjia e Valvulave
Kirurgjia e Valvulave

Nëse valvulat në zemër janë të dëmtuara apo kanë filluar të ndërrojnë formën e tyre,
qëllimi ynë është që t’i bëjmë ato funksionale, kështu që zemra të ketë funksionin e vetë
të mëparshëm. Në rast të zgjerimit të tyre, qëllimi ynë kryesor është që t’i riparojmë
valvulat. Nëse valvulat janë të ngushtuara, ato duhet të ndërrohen. Zëvendësimi
i valvulave në zemër duhet për secilin pacient individualisht të planifikohet. Para
zëvendësimit të valvulave pacienti duhet parë si i tëri, duhet marrë mosha, sëmundjet
e tjera, profesioni dhe të tjerë faktor në konsideratë. Kirurgjia e valvulës mitrale dhe
aortale ofrohet tek ne edhe me ndërhyrje minimal-invasiv. Hapje të vogla të thoraxit me
4-5cm medial apo lateral.