Pacemaker – Bateria e zemrës – Schrittmacher
Pacemaker (pejsmejkerët-Bateria e zemrës) janë aparate me një funksion shumë të ndërlikuar dhe me një madhësi jo të madhe (rreth 3×3 cm dhe 3 mm trashësi). Mbi 1 million Pacemaker implantohen çdo vit në botë. Këto aparate vendosën tek ata persona të cilët kanë çrregullime të ndryshme të ritmit të zemrës.
Një zemër e shëndosh në qetësi tkurrët rreth 60 herë në minut. Tek çrregullimet e ritmit, kjo frekuencë e rregulltë e zemrës del nga normaliteti. Me çrregullime të ritmit si term i përgjithëshëm, përfshihen shumë sëmundje. Zemra mund të rrah shpejt, ngadalë apo të ketë ngecje.
Zemra si organ muskulor është i ndarë në katër dhoma, dy atriume dhe dy barkushe (ventrikuli) të ndara në anën e majtë dhe të djathtë. Ky organ funksion si një pompë që pranon gjakun nga periferia e trupit dhe organet e tjera, dërgon në mushkëri për oksigjenim, pranon prapë nga mushkëria dhe dërgon përsëri në periferi dhe organe tjera si: truri, veshkat, mëlçia, trakti digjestiv, etj. Për të kryer këtë funksion si pompë thithëse dhe zbrazje. Zemra tkurret prej 60 deri në 80 herë në minutë në qetësi, dhe rritë frekuencën e vetë mbi 100 herë në minutë gjatë aktiviteteve sportive apo në situata të ndryshme stresi. Për t’u tkurrur, zemra merr informacionin nga qeliza specifike që gjendën në zemër. Këto qeliza formojnë një rrjetë elektrike që gjendet në zemër dhe koordinon qelizat e tjera muskulore të zemrës. Kjo qendër e quajtur nyja atriale (nyja sinusale), gjendët në atrium, në hierarki si qendra më e lartë. Më poshtë pasojnë nyja atrioventrikluare, rrjeti i HIS që ndahet në anën e majtë dhe të djathtë dhe rrjeti i purkinjëve. Nëse nuk funksion kjo qendër, funksionin e saj e marrin qendra të tjera të vendosura hierarkisht më poshtë me një frekuencë gjithmonë më të ulët.
Çrregullimet e ritmit të zemrës mund të jenë të ndryshme. Ato mund të manifestohen si ritme shumë të ngadalshme (bradykarde), ritme të çrregullta (arrytmien), ritme jo të kordinuara si formë blloku me grada të ndryshme (AV Blok I, II, III) , Sick Sinus Syndrom etj, apo edhe çrregullime të ritmit me një frekuencë të shpejtë (tahikardien).
Çrregullimet e shpejta të ritmit që kane origjinen në atrium, mund të jenë shumë të pakëndëshme, mirëpo nuk janë të rrezikëshme për jetën, derisa çrregullimet që dalin nga barkushet mund të shkaktojnë vdekjen e papritur.
Tek këto sëmundje të ritmit të zemrës, zemra nuk funksionon në mënyrë të rregullt dhe si pasojë e kësaj edhe organet e tjera, siç është truri, nuk furnizohen mjaftueshëm me gjak.
Ritmi i ngadalshëm nën 40 në minut, apo pauset mbi 4 sekonda ,shkaktojnë një furnizim jo adekuat të trurit me gjak, me çrast pacientet humbin vetdijen (synkope).
Lodhja, marramendja, mungesa e koncentrimit apo edhe humbja e vetëdijes, janë shenja që mund të paraqiten tek këta persona.
Çfarë janë shkaktarët e çrregullimit të ritmit?
Kur zemra nuk ka një ritëm të rregullt, shkaktarët mund të jenë të ndryshëm. Nëse musuli i zemrës është i demtuar nga Infarkti apo ndonje infekcion, ajo zonë e zemrës zhvillon një plagë nëpër të cilën nuk mund te perqohen impulset elektrike. Këto plage që quhen Fibroza mund të shkaktohen edhe nga tensioni i lartë i gjakut.
Çrregullimit e ritmit mund të jenë edhe thjeshtë si simptom që shkaktohet nga funkcioni i ultë i zemrës, funkcioni i rritur i gjendrës tiroide, mbipesha, diabeti apo pausat e frymarrjës gjatë kohës së gjumit (Sleep Apnoe Syndrom).
Nje rol të rëndsishëm ka edhe përbërja gjenetike. Një pjesë e pacienteve trashëgojn rrjete të shumta elektrike të cilat bartin informacionin në rrugë të ndryshme nga atriumi në ventrikul. Këto rrugë të ndryshme shkaktojnë ritëm të shpejt dhe të çrregullt të zemrës.
Diagnostifikimi
Me ndihmën e EKG në qetësi, duke ngarkuar punën e zemrës (Ergometri) apo duke regjistruar ritmin e zemrës për nje kohe me të gjate (Holter). Për diagnsotifikim mund të ndihmojn edhe kontrollet tjera siq janë analizat laboratorike, MRT, CT, Echokardiografia apo Koronografia.
Terapia
Kjo varet nga lloji i çrregullimit të ritmit. Së pari provohet terapia medikamentoze, psh me Betablocker apo më pas duke provuar klassat e ndryshme të terapis ritmike të zemrës në kombinime dhe doza të ndryshme. Rrjetet e tepërta elektrike ne zemër mund edhe të mbyllen me metoden e Ablacionit duke pëdorur ftohjen apo nxemjen përmes një sonde në zona të caktuara ku ato gjenden- Elektrofiziologjia e zemrës.
Kjo metode quhet EPS– Electrophysiology Study dhe përdorët tek :
AF– Atrial Fibrillation
WPW– Wolff-Parkinson-White Syndrom,
AVNRT– AV Nodal Reentrant Tachycardia
VT – Ventricular Tachycardia
Çfarë janë Pacemakerët?
Janë aparate të cilat mund të vendosën tek këta persona. Ata marrin funksionin e këtyre qelizave dhe i japin informacionin zemrës kur të kontraktohet. Më ndihmën e tyre, mund t‘i ndihmohet këtij grupi të pacientëve të zhvillojnë një jetë normale dhe atë më mirë se më çdo medikament tjetër.
Pacemakerët përbëhen nga një baterie, një qendër që ka funksionin e nyjës atriale, të cilat janë të vendosura në një kuti metalike dhe Sondat (elektrodat, fije teli) që vendosën nëpër një enë të gjakut (venë) në zemër. Përmes këtyre telave Pacemaker jep informacionin në rast nevoje direkt në zemër dhe si pasojë e kësaj zemra kontraktohet dhe punon si pompë në mënyrë të rregullt.
Jetëgjatësia e Pacemakerit është prej 5 deri në 10 vite, varësisht nga ajo se sa shpesh kërkohet aktiviteti i tij në zemër. Pas zbrazjes së baterisë së Pacemakerit, bëhet ndërrimi i saj. Gjatë këtij intervenimi, ndërrohet vetëm bateria (gjeneratori), ndërsa elektrodat nuk ndërrohen.
Pacemakeri vendoset zakonisht nën klavikulë, në anën e majtë apo të djathtë të gjoksit. Nën një anestezion lokal bëhet një prerje e lëkurës me një gjatësi rreth 3 cm. Përmes enës së gjakut (venës) vendosen elektrodat (telat) varësisht nga nevoja një apo dy direkte në zemër. Vendosja e elektrodave bëhet nën rrezet rëntgen duke u parë në një ekran. Ato fiksohen në muskulaturë të zemrës dhe bëhet matja e tyre. Këto elektroda konektohen, pastaj në Pacemaker. Pacemaker së bashku me elektroda vendosën nën muskulaturë. Pas vendosjes së Pacemakerit, bëhet programimi i tij për secilin pacient individualisht. Gjatë gjithë operacionit, pacienti është i zgjuar, komunikon dhe nuk ka dhimbje, përpos një gjilpëre që në fillim kur i jepet medikamenti kundër dhimbjeve.
Operacioni zgjatë prej 30 deri 60 minuta, varësisht nga anatomia e pacientit. Dy orë pas operacionit pacienti mund të lëvizë. Pacienti lirohet në po të njëjtën ditë në shtëpi. Mirëpo, zakonisht mund të qëndrojë një natë në spital dhe të nesërmen bëhet një kontroll dhe një programim përfundimtar i Pacemakerit. Pacientët me Pacemaker duhet rregullisht të bëjnë kontrolle tek mjeku përgjegjës.
Pas operacionit, secili pacient merr një letërnjoftim të Pacemakerit, në të cilin janë të vendosura të dhënat e pacientit, Pacemakerit, elektrodave, programimi dhe të dhëna tjera teknike.
Pesë ditë pas operacionit mund të bëhet banjë, ndërsa larja e thjeshtë me dush, mund të bëhet që të nesërmen. Lëvizja e kraharorit ku është vendosur Pacemakeri duhet bërë me kujdes për dy javët në vazhdim. Vendosja e duarve pas kokës duhet mënjanur gjatë kësaj kohe.
Pacientët pas operacionit duhet kujdesur për plagën, në rast se ajo skuqet, fryhet apo nuk është e thatë dhe ka dhimbje duhet patjetër të paraqiten tek mjeku.
Pacemakermbajtësit nëse nuk kanë sëmundje të tjera, bëjnë jetë normale. Ata mund të bëjnë aktivitete sportive, mund të notojnë, mund të shkojnë në sauna, mund të udhëtojnë me auto, anije, tren apo aeroplanë. Vozitja e automjetit është e lejuar, zakonisht që nga dita kur pacienti lirohet nga spitali, edhe përdorja e rripit të sigurisë në auto nuk është e ndaluar, përkundrazi duhet vënë patjetër. Me një fjalë, të gjitha aktivitet janë të lejuara.
Pacientët me Pacemaker pa merak mund t’i përdorin këto mjete: të shikojnë TV, të dëgjojnë radion apo mjete tjera audio/vizuale, tharësen e flokëve, makinë elektrike të rruajtjes, brusha elektrike të dhëmbëve apo mjete tjera në banjë, lavatriqe, tharëse rrobash, thithëse elektrike, mikrovalën, pjatalarësen, telefonat, printerët, kompjuterët si dhe shumë mjete tjera elektrike në kuzhinë apo në zyrë. Përdorja e telefonave mobil është e lejuar, por që gjatë telefonatës të mbahet në anën tjetër ku gjendët Pacemakeri. Edhe pas telefonatës preferohet që telefonat mobil mos të mbahen në afërsi, por në anën e kundërt të Pacemakerit.
Cilët janë Pacemakerët ?
Pacemakerët mund të jenë me funksione të ndryshme dhe mund të jenë njedhomësh, dydhomësh dhe tredhomësh me një, dy apo edhe tri Sonda (Elektroda) në atriumin e djathtë, ventrikulin e djathtë dhe të majtë. Për emërtimin e pacemakerëve përdorët NBG Code që tregon vendndodhjën e Elektrodës, numrin e dhomave, funksionin e pacemakerit.
AAI, VVI, DDD etj
AAI– Pacemaker njëdhomësh me një sondë në atriumin e djathtë
VVI– Pacemaker njëdhomësh me një sondë në ventrikulin e djathtë
DDD– Pacemaker dydhomësh me dy sondë, në atriumin dhe ventrikulin e djathtë
ICD– Implantable Cardioverter Defibrillator: Pacemaker që mund të jetë njëdhomësh apo dydhomësh dhe ka funksionin plotësues të defibrillatorit.
CRT-D Cardiac Resynchronization Therapy Defibrillator: Pacemaker që është tredhomësh dhe përpos funksionit të defibrillatorit ka edhe funksionin e sinkronizimit të zemrës.
ICD mund te ketë nje apo edhe dy Sonde ( në Atrium dhe ventrikul). CRT-D ka tri sonda ( atriumin e djathte, dhe ventrikulin e djathte dhe te majtë). Ka funkcionin e sinkronizimit të zemrës dhe njëkohësisht edhe funkcionin e defibrillatorit.
Të gjitha këto aparate natyrisht që kanë funkcionin e thjeshtë te pacemakerit poashtu.
MICRA TPS – nga 2013 kanë dalur edhe pacemakerët e ri, pa sonde me një madhësi shumë të vogël 2-3 cm dhe implantohen direkt në zemër. Një sistem i ri nga Medtronic System.
Ku duhet kenë kujdes Pejsmejkermbajtësit?
Pacemakermbajtësit duhet t‘i mënjanojnë fushat e forta magnetike do të thotë: të mos qëndrojnë afër antenave që dërgojnë valët e radiove apo televizioneve, afër mjeteve salduese, pllakat me induksion.
Gjatë kontrolleve mjekësore, mjeku përkatës duhet informuar se ju keni një pacemaker të implantuar.
Rezonanca magnetike, terapia e rrezatimit, lithotripsia (thyerja e gurëve në veshkë apo idhëz), terapia e elektrostimulimit transkutan të nervave, duhen bërë vetëm pas konsultës me mjekun përgjegjës (kardiologu apo kardiokirurgu që ka implantuar pacemakerin).
Në aeroporte para hyrjes nëpër pikat e kontrolleve, duhet treguar letërnjoftimi i Pacemakerit.
Shenja e Pacemakerit
Në rast të ndonjë infeksioni që ka prekur Pacemakerinin dhe elektrodat, duhet larguar i gjithë sistemi dhe duhet vendosur në anën e kundërt. Nxjerrja e elektrodave (sondave, telave) në rast të ndonjë defekti apo infeksioni, preferohet të kryhet patjetër në një qendër ku mbulohet nga ekipi i kardiokirurgjisë.
Ne, tani në Millennium Hospital, ofrojmë të gjitha këto shërbime 24 orë në ditë.
Dr. Fatos Kojqiqi
Kardiokirurg
+383 (0) 49 740-734
fatos@kojqiqi.com
www.kojqiqi.com