Kirurgjia e Valvulave
Nëse valvulat e zemrës janë të dëmtuara, intervenimi kirurgjik është e vetmja mënyrë e trajtimit të tyre. Pas korrigjimit të valvulave, ankesat e mëhershme do largohen dhe gjëndja shëndëtësore do përmirësohet dukshëm.
Funkcioni i valvulave të zemrës
Zemra është një pompë me katër dhoma. Gjaku me okisgjenim të ulët që vjen nga trupi mblidhet në atriumin e djathtë, kalon përmes valvules trikuspidale në ventrikulin e djathtë dhe prej këtu përmes valvulës pulmonale shkon në mushkëri. Në mushkëri gjaku mbushet me oksigjen, kthehet prap në zemër, përmes venave pulmonale në atriumin e majtë, kalon përmes valvulës mitrale në ventrikulin e majtë dhe më pas përmes valvulës aortale në aortë, ku shpërndahet nëpër organe tjera (tru, veshkë, mëlqi, trakti digjestiv, muskulaturë, lëkurë etj) për furnizimin e tyre me oksigjen.
Pra zemra është e ndar në dy pjesë, ne pjesën e djathtë që merr gjakun nga trupi dhe dërgon në mushkëri, sidhe në pjesën e majtë e cila e merr gjakun nga mushkëria dhe e shpërndan në trup për furnizim të organeve tjera me gjak.
Cilat janë valvulat e zemrës ?
Valvulat e zemrës janë sikur dyert e një dhome dhe hapen vetëm në një drejtim. Zemra ka katër dhoma dhe poashtu katër valvula. Funkcioni i tyre është hapja dhe mbyllja.
Valvula trikuspidale: porta që ndan atriumin e djathtë me ventrikulin e djathtë
Valvula pulomanle: porta që ndan ventrikulin e djathtë me mushkërit
Valvula mitrale: porta që ndan atriumin e majtë me ventrikulin e majtë
Valvula aortale: porta kryesore që ndan zemrën me organet tjera, dmth porta dalëse e zemrës.
Valvula aortale
Është porta dalëse e zemrës. Gjendet mu në fillim të aortës apo direkt nga dalja e ventrikulit të majtë. Ajo përbehet nga tri fletëza në formë gjysëm hëne apo formë gjepi, të cilat pasi të kaloj gjaku përmes saj mbushën me gjak dhe mbyllen. Këto fletëza varësisht nga pozita janë:Valvula semilunaris dextra, sinistra dhe septalis që do të thotë fletëza gjysëmhëne e djathtë, e majtë dhe fletëza e murit. Mbi fletëzën e djathtë dhe të majtë dalin arteriet koronare e djathtë dhe e majtë nga ku edhe mbushen dhe furnizojnë muskulin e zemrës me gjak.
Sëmundja e kësaj valvule mund të jetë ne formë të stenozës(ngushtimit) dhe insuficiencës (zgjërimit) të saj. Infekcionet e kësaj valvule janë poashtu te shpeshta dhe quhen endokarditis.
Valvula mitrale
Ndanë atriumin e majtë me ventrikulin e majtë. Ajo hapet kur atriumi është mbushur me gjak dhe mbyllet kur ventrikuli mbushet me gjak, dmth në kohën e diastoles është e hapur ne kohën e sistolës mbyllet dhe hapet valvula aortale.
Valvula mitrale përbehet nga dy fletëza ( cuspis) dhe ndryshe quhet edhe Valvula bikuspidalis apo Valvula atrioventricularis sinistra. Forma e fletëzave të saj ka formën e mitrës apo ndryshe kapelës së bishofit. Këto fletëza janë Cuspis anterior dhe cuspis posterior ( fletëza e përparme dhe fletëza e pasme). Ato janë te fiksuara përmes aparatit valvular (chordae tendinea) në muskujt papillar të zemrës, të cilët janë poashtu dy muskuj. Muskuli papillar anterior dhe posterior. Muskujt papillar te ventrikulit te majt dalin nga muri i zemrës (muri i përparmë dhe muri i pasëm).Forma e kësaj valvule ngjan me velat e anijeve me erë. Fiziologjia e këtyre Valvulave është perfekte. Gjatë sistolës (tkurrjës së zemrës), muskuli papillar kontraktohet së bashku me muskulin e zemrës. Chordae tendinea (penjët që kapen nga valvula në muskulin papillar) tërhiqen dhe nuk lejojn, përkundër presionit të lart në ventrikulin e majtë, që të hapen në drejtim të atriumit të majtë. Në këtë mënyrë gjaku nga ventrikuli i majtë lëvizë vetëm para dhe mund të dal vetëm përmes valvulës aortale dhe jo te kthehet prapa në atriumin e majtë.
Një mënyrë perfekte e mbushjes dhe zbrazjes së zemrës vetëm në një drejtim.
Sëmundja e kësaj valvule mund të jetë ne formë të stenozës(ngushtimit) dhe insuficiencës (zgjërimit) të saj. Infekcionet e kësaj valvule janë poashtu te shpeshta dhe quhen endokarditis.
Sëmundjet e valvulave të zemrës
Që në lindje valvulat mund të kenë ndryshime të cilat mund të shkaktojn tek fëmijet simptoma të ndryshme. Sëmundjet e valvave zakonisht paraqiten në moshë më të shtyer. Infekcionet bakteriale apo reumatike mund të prekin këto valvula në moshë të re dhe pas kalimit të një kohe, ato humbin funkcionin e tyre. Fletëzat e valvulave mund të trashën, të kalcifikohen dhe të ngushtohen dmth nuk hapen mjaftueshem, kjo sëmundje quhet stenozë e valvulave (ngushtim). Mirëpo ato edhe mund të zgjërohen nëse këputën fijet që i mbajn valvulat apo nëse fletëzat shqyhen. Si pasojë e kësaj valvat nuk mbyllen mirë dhe rrjedhin gjakun që kalon përmes tyre, kjo sëmundje quhet insuficiencë e valvulave (zgjërim).
Në të dyja rastet si stenoza (ngushtimi) ashtu edhe insuficenca (zgjerimi) shkaktojn me kohë një mbingarkesë të zemrës që manifestohet me zgjerim dhe ulje të funksionit të saj. Kjo vërehet pastaj në frymëmarrje të vështirësuar, lodhje të shpejt, çrregullime të ritmit apo edhe me dhimbje gjoksi. Në fund fillon ënjtje e këmbëve ndjenja e fryrjes në stomak dhe dhimbje të mëlqisë.
Mundësit dhe trajtimi i valvulave të zemrës
Tek shumë pacient përkundër problemit me valvula ata/ato bëjnë një jetë normale. Kur aktivitetet normale ditore nuk mund te kryhen më, si pasojë e frymëzënjes, lodhjes së shpejt apo dhimbjeve në gjoks atëherë është koha më e vonë kur duhet bërë intervenimi për rregullim te tyre. Intervenimet në valvula janë operacionet kirugjike apo trajtimi i tyre përmes enëve të gjakut që quhet intervenim angiografik. Këto dy metoda zgjedhen dhe aplikohen individualisht duke pasur parasyshë shumë faktor. Zakonisht trajtimi angiografik i valvulave përmes enëve të gjakut preferohet tek pacientet e shtyrë në moshë, tek ata që kanë sëmundje të tjera dhe në rastet kur klinikisht pacienti nuk do mund të përballoj një operacion të hapur kirugjik. Në të gjitha rastet tjera preferohet operacioni kirugjik.
Aktualisht në Kosovë mund të realizohen vetëm ndërhyrjet kirugjike, operacionet në zemër të hapur. Intervenimet angiografike të vendosjes së valvulave përmes enëve të gjakut nuk mund te realizohen, si pasojë e mungeses se shume faktoreve.
Kontrollet paraprake / Diagnostika
Para çdo intervenimi duhet të realizohen disa ekazaminime. Duhet bërë një echokardiografi e detajuar, mundësisht transosefageale, koronografia dhe një CT- compjuter tomografi e thoraxit. Kontrollet tjera caktohen varësisht nga intervenimi. Një konsultë e stomatologut është e preferuar. Pasi të është përfunduar e gjithë diagnostika bisedohet me ekipën e zemrës (që përbëhet nga Kardiokirugu, Kardiologu dhe Anestezisti) për mënyren e intervenimit.
Duhet përseritur se në Kosovë aktualisht mund te realizohen vetëm nderhyrjet klasike kirugjike, dmth operacionet në zemër të hapur.
Llojet e valvulave artificiale
Në përgjithësi kemi dy lloje te protezave-valvulave artificiale: mekanike dhe biologjike.
Valvulat mekanike janë nga karboni dhe janë shumë rezistente me një qëndrueshmëri shumë të gjatë. Ato zakonisht kanë dy fletëza që hapen. Mënyra e vendosjes se tyre është vetëm përmes operacionit të hapur kirugjik. Dobësia e këtyre valvave është marrja gjatë gjithë jetës së medikamenteve kundër trashjes së gjakut, Cumarine (Phenprocumone,Warfarine).
Valvulat biologjike përbëhen nga inde të kafshëve (derri, lopët, kuajt). Ato përbëhen nga tri fletëza dhe janë të vëndosura në një unazë metalike. Ka edhe lloje te valvulave që nuk janë të vendosura fare në unazë. Mënyra e vendosjes së tyre është përmes operacionit të hapur kirugjik apo përmes kateterve dhe enëve të gjakut. Këto valvula nuk janë aq rezistenste sa valvulat mekanike. Jetëgjatesia e tyre varet nga shumë faktor dhe shkon maksimalist deri në 20 vjet. Përparesia e ketyre valvulave është se nuk kane nevojë të marrjes se medikamenteve kundër trashjes së gjakut.
Operacionet kirurgjike
Prej mbi 60 vite kanë filluar të bëhen operacionet e zemrës përmes kirugjisë së hapur apo siq quhet ndryshe klasike ose konvencionale. Kjo është ende edhe metoda me e përhapur e intervenimeve në zemër. Gjatë operacioneve klasike sternumi(gjoksi) duhet të hapet dhe me ndihmën e makinës ekstrakorporale bëhet realizimi i tyre. Në 15 vitet e fundit këto operacione realizohen edhe me prerje të vogëla pa pasur nevojë të hapet Sternumi. Këto operacione qe ndryshe quhen edhe MIC-Minimal invasiv Chirurgji kërkojn instrumente specifike dhe realizohen edhe tek ne. Tek këto operacioni bëhet një prerje rreth 4-5 cm në anën e djathtë në hapsirën ndërbrinjore. Përmes operacioneve MIC mund të bëhet zëvendesimi dhe riparimi i valvulës mitrale, aortale dhe trikuspidale.
Zëvendësim apo riparim/rekonstruktim i valvulave të zemrës ?
Varësisht nga lloji i defektit të valvulave mund edhe të bëhet zëvendësimi apo riparimi i tyre. Riparimi i valvulave nëse është i mundur ka gjithmonë përparsi duke pasur parsysh fiziologjin e tyre e cila është e pakrahasur me të gjitha llojet e protezave artificiale (biologjike apo mekanike). Rikonstukcionet e valvulave të zemrës mund të realizohen tek patologjia e insuficencave (zgjerim) te tyre. Zakonisht preferohet riparimi i valvules mitrale, trikuspidale por edhe i asaj aortale. Zëvendësimet e valvulave të zemrës indikohen në rastet e stenozave (ngushtimit) apo kur fletezat e tyre janë të dëmtuara dhe rekonstrukcioni i tyre është i pamundur. Se çfare lloji i valvulës mund të implantohet, kjo vendoset individualisht dhe dallon nga pacienti në pacient duke marr gjithëmon parasysh shumë faktor si: mosha, gjinia, profesioni, sëmundjet përcjellëse dhe së fundi dëshira e pacientit. Zakonisht deri në moshën 60 vjeqare preferohen valvat mekanike ndërsa prej moshës mbi 60 vjet, preferohet proteza biologjike për implantim.
Intervenimet angiografike përmes kateterve
Janë intervenime që realizohen me kateter dhe metodes së Seldingerit duke kaluar përmes arterieve femorale apo përmes majës së zemrës apikal. Llojet e këtyre valvulave janë te gjitha biologjike dhe të vëndosura në një rrjet metalike (formë stenti) e cila hapet përmes një balloni pasi të pozicionohet saktësisht në vendin e valvulës aortale. Këto ndërhyrje realizohen nën ndihmen e rrezeve x (rëntgen) dhe quhen TAVI.
TAVI- Transkatheter Aortic Valve Implantation
Në të njejtën metodë mund të bëhen edhe intervenimet në valvular tjera siq është ajo mitrale duke vëndosur clipa metalike tek insuficenca e valvules mitrale.
Këto intervenime indikohen tek pacientët e moshuar apo tek ajo grup e pacienteve që nuk mund të përballojn një operacion te hapur kirurgjik.
Akut apo kronik
Sëmundjet e zemrës sikur edhe sëmundjet tjera ndahen në akute dhe kronike. Sëmundjet akute janë rastet kur simptomat apo sëmundja shfaqen përnjehër, edhe pse ndoshta ajo sëmundje ka kohë që ka filluar të zhvillohet.
Sëmundjet kronike janë ato sëmundje ku zhvillimi i tyre zgjatë dhe simptomet e tyre shkojnë gradualisht me stadin e sëmundjes.
Kalimi nga akut në kronik dhe anasjelltas ndodh në shumë raste.
Urgjencë apo elektiv
Trajtimi i sëmundjeve të zemrës ndahet në urgjente dhe elektive. Ndërhyrjet urgjente janë të gjitha ato raste ku kërkohet një intervenim i menjëhershëm, pasi që sëmundja zemrës që pacienti ka, në çdo moment mund te rrezikoj jetën e tijë. Rastet elektive janë ato raste ku sëmundja e zemrës nuk e rrezikon aktualisht jetën e pacientit dhe në këto raste kemi kohë për planifikim të operacionit.
Rastet urgjente janë zakonisht mbyllja e arterieve koronare të zemrës te cilat pasojn me një Infarkt / vdekje të muskulit të zemrës. Raste akute që kërkojnë operacion të menjëhershem janë çarjet e aortës apo të arterieve koronare. Në raste akute poashtu futet edhe Endokarditis që është një infekcion i cili prek valvulat e zemrës dhe formon vegetacione që mund të shkatojnë një infarkt në tru apo organe tjera. Poashtu ndërhyrje akute kërkojn sëmundjet e zemrës kur kemi të bejm me këputje të muskulit papillar që mban aparatin valvular. Rastet akute janë të gjitha ato raste kur jeta e pacientit është shumë e rrezikuar dhe faktori kohë është vdekjeprurës.
Rastet elektive janë zakonisht sëmundjet e valvulave të zemrës nga të cilat pacienti ende nuk ka kufizime të aktiviteve ditore. Dmth kur simptomet e pacienteve si frymëzënija apo dhimbjet nuk kufizojn aktivitet normale. Poashtu ngushtimet e arterieve koronare duke mos kaluar 90 % dhe pa prekur enët kryesore siq është trungu i AKM- Arteria Koronare e Majtë apo (LCA -Left main). Aneurizmat ( zgjërimet) e aortës apo enëve koronare poashtu futen në trajtimin elektiv. Rastet elektive janë të gjitha ato raste ku jeta e pacientit nga sëmundja që ai ka nuk është e rrezikuar aktualisht. Këto raste planifikohen për intervenime.
Qëndrimi hospitalor
Zakonisht pacientët duhet të shtrihen një ditë para operacionit në Spital. Gjatë kësaj dite bëhet pregaditja optimale për operacion. Pas operacionit bëhet transferimi në statcionin intensiv. Trajtimi në statcionin intensiv do të thotë monitorim 24 orë nga stafi medicional i përgaditur. Në statcionin intensiv bëhet kontrollimi i rregulltë i parametrave jetik dhe analizave të gjakut. Disa orë pas operacionit fillon zgjimi dhe marrja e kontrollit të organeve (frymarrjes) nga vet pacienti. Pas zgjimit dhe kthjelljës së plotë të pacientit nga medikamentet e narkozës, bëhet edhe extubimi ose siq thuhet heqja nga aparati i frymarrjes. Ditën e parë pas operacionit pacientët mobilizohen, që do të thotë ecin në dhomë apo korridor. Qëndrimi në statcionin intensiv është rreth 3 ditë. Gjatë kësaj kohe dhimbjet do jenë në shkallën e durimit, që do thotë se terapia ndaj dhimbjeve aplikohet në mënyrë të rregullt. Në raste të veçantë jepet edhe terapia shtesë kundër dhimbjes.
Në ditën e katërt pas operacionit bëhet transferimi në statcion normal. Aty bëhet mobilizimi i plotë nën kontrollin e fizioterapeuteve dhe heqja e gjithe kateterve dhe drenazhëve.
Prej ditës së shtatë zakonisht bëhet edhe transferimi i Paceinteve në shtëpi apo siq preferoeht në vendet e bashkimit evropian në një qendër rehabilitimi për tri deri ne katër javë. Këto qendra rehabilitimi postoperimi mungojn në Kosovë.
Kontrollet postoperative 14 ditë dhe 30 ditë pas operacionit janë të parapara dhe do realizohen tek ne.
Medikamentet
Gjatë gjithë qëndrimit hospitalor ju nuk keni nevoj për medikamentet e juaja përpos nëse ju keni medikamente specifike, gjë për të cilien ju duhet edhe të konsultoheni me stafin mjekësor. Para lirimit nga Spitali të gjithë pacientët marrin Fletëlëshimin apo Raportin e detajuar të qëndrimit hospitalor. Në këtë raport është e pëshkruar e gjithë procedura operative sidhe diagnostika para dhe pas operacionit, poashtu terapia medikamentoze me informacionet shtesë rreth trajtimit të plagës apo rekomandimet janë obligative.