Metodat operative të Bypassit
Këto operacione realizohen me ndihmën e MZM-Makines Zemër-Mushkëri (pompa ekstrakorporale) e cila për herë të parë u vu në funksion me 1953 në USA. Me ndihmën e saj tani më mund të realizohen të gjitha operacionet në zemër.
Metodat e operacioneve të bajpasit janë:
- Operacionet e Bajpasit me ndihmen e Pompës extrakorporale CABG= Coronary Artery Bypass Graft
- Operacionet e Bajpasit në zemër të rrahur, pa Pompen ekstrakorporale OPCAB = Off-Pump Coronary Artery Bypass
- Operacionet e Bajpasit me prerje të vogëla në zemër të rrahur MIDCAB= Minimally Invasive Direct Coronary Bypass
Ne kohën e fundit, në shumë qendra të specializuara të zemrës operacionet e Bypassit realizohen pa MZM- Makina Zemër-Mushkëri, me prerje normale OPCAB- Off Pump Coronary Artery Bypass dhe me prerje të vogëla MIDCAB.
Tek ne mbi 90 % e operacioneve të bajpasit bëhen në OPCAB, dmth në zemër të rrahur pa MZM.