Info për Pacient
Informata për Pacientët
Operacionet në zemër janë te njohura si operacione të gjata. Pjesa më e madhe e këtyre operacioneve bëhët me analgo-sedacion (gjumë të thellë) dhe Pacienti nuk ndjen fare dhimbje.
Operacionet e zemrës zgjasin rreth tri deri në gjashtë orë. Kjo varët nga lloji i operacionit, teknika operative si dhe nga experienca e Kirurgut.
Para çdo intervenimi duhet të realizohen disa ekazaminime. Duhet bërë një echokardiografi e detajuar, mundësisht transosefageale, koronografia dhe një CT- compjuter tomografi e thoraxit. Kontrollet tjera caktohen varësisht nga intervenimi. Një konsultë e stomatologut është e preferuar. Pasi të është përfunduar e gjithë diagnostika bisedohet me ekipën e zemrës (që përbëhet nga Kardiokirugu, Kardiologu dhe Anestezisti) për mënyren e intervenimit.
Sëmundjet e zemrës sikur edhe sëmundjet tjera ndahen në akute dhe kronike. Sëmundjet akute janë rastet kur simptomat apo sëmundja shfaqen përnjehër, edhe pse ndoshta ajo sëmundje ka kohë që ka filluar të zhvillohet.
Sëmundjet kronike janë ato sëmundje ku zhvillimi i tyre zgjatë dhe simptomet e tyre shkojnë gradualisht me stadin e sëmundjes.
Kalimi nga akut në kronik dhe anasjelltas ndodh në shumë raste.
Trajtimi i sëmundjeve të zemrës ndahet në urgjente dhe elektive. Ndërhyrjet urgjente janë të gjitha ato raste ku kërkohet një intervenim i menjëhershëm, pasi që sëmundja zemrës që pacienti ka, në çdo moment mund te rrezikoj jetën e tijë. Rastet elektive janë ato raste ku sëmundja e zemrës nuk e rrezikon aktualisht jetën e pacientit dhe në këto raste kemi kohë për planifikim të operacionit.
Rastet urgjente janë zakonisht mbyllja e arterieve koronare të zemrës te cilat pasojn me një Infarkt / vdekje të muskulit të zemrës. Raste akute që kërkojnë operacion të menjëhershem janë çarjet e aortës apo të arterieve koronare. Në raste akute poashtu futet edhe Endokarditis që është një infekcion i cili prek valvulat e zemrës dhe formon vegetacione që mund të shkatojnë një infarkt në tru apo organe tjera. Poashtu ndërhyrje akute kërkojn sëmundjet e zemrës kur kemi të bejm me këputje të muskulit papillar që mban aparatin valvular. Rastet akute janë të gjitha ato raste kur jeta e pacientit është shumë e rrezikuar dhe faktori kohë është vdekjeprurës.
Rastet elektive janë zakonisht sëmundjet e valvulave të zemrës nga të cilat pacienti ende nuk ka kufizime të aktiviteve ditore. Dmth kur simptomet e pacienteve si frymëzënija apo dhimbjet nuk kufizojn aktivitet normale. Poashtu ngushtimet e arterieve koronare duke mos kaluar 90 % dhe pa prekur enët kryesore siq është trungu i AKM- Arteria Koronare e Majtë apo (LCA -Left main). Aneurizmat ( zgjërimet) e aortës apo enëve koronare poashtu futen në trajtimin elektiv. Rastet elektive janë të gjitha ato raste ku jeta e pacientit nga sëmundja që ai ka nuk është e rrezikuar aktualisht. Këto raste planifikohen për intervenime.
Operacionet realizohen me narkozë të thellë, gjatë kësaj kohe ju do fleni në gjumë dhe nuk do ndjeni asgje.
Zakonisht pacientët duhet të shtrihen një ditë para operacionit në Spital. Gjatë kësaj dite bëhet pregaditja optimale për operacion. Pas operacionit bëhet transferimi në statcionin intensiv. Trajtimi në statcionin intensiv do të thotë monitorim 24 orë nga stafi medicional i përgaditur. Në statcionin intensiv bëhet kontrollimi i rregulltë i parametrave jetik dhe analizave të gjakut. Disa orë pas operacionit fillon zgjimi dhe marrja e kontrollit të organeve (frymarrjes) nga vet pacienti. Pas zgjimit dhe kthjelljës së plotë të pacientit nga medikamentet e narkozës, bëhet edhe extubimi ose siq thuhet heqja nga aparati i frymarrjes. Ditën e parë pas operacionit pacientët mobilizohen, që do të thotë ecin në dhomë apo korridor. Qëndrimi në statcionin intensiv është rreth 3 ditë. Gjatë kësaj kohe dhimbjet do jenë në shkallën e durimit, që do thotë se terapia ndaj dhimbjeve aplikohet në mënyrë të rregullt. Në raste të veçantë jepet edhe terapia shtesë kundër dhimbjes.
Në ditën e katërt pas operacionit bëhet transferimi në statcion normal. Aty bëhet mobilizimi i plotë nën kontrollin e fizioterapeuteve dhe heqja e gjithe kateterve dhe drenazhëve.
Prej ditës së shtatë zakonisht bëhet edhe transferimi i Paceinteve në shtëpi apo siq preferoeht në vendet e bashkimit evropian në një qendër rehabilitimi për tri deri ne katër javë. Këto qendra rehabilitimi postoperimi mungojn në Kosovë.
Kontrollet postoperative 14 ditë dhe 30 ditë pas operacionit janë të parapara dhe do realizohen tek ne.
Pas një operacioni normal në zemër, Pacientet lirohen nga dita e shtatë deri në të dhjetën nga Spitali. Në vendet evropiane, pas operacioneve ne zemër vazhdon trajtimi rreth 3-4 javë në qendra rehabilitimi. Pasi që tek ne nuk ka qendër rehabilitimi Pacientet tane janë 4 javë pas operacionit nën kujdesin. Ketu përfshihet terapia medikamentale, kontrolli i plagës operatore, kontrollet echokardiografike, ekg dhe radiografi.
Pas operacionit kujdes i veqantë kërkon shërimi i sternumit/ gjokësit te cillait i duhen 6-8 jave. Çka do të thotë se pacientet pas operacionit ne zemër nuk guxojnë të ngrisin pesha të rënda gjatë kësaj kohe.
Qellimi i operacionit në zemër është rritja e cilësise se jetës siq ka qenë para intervenmit, mirëpo duhet të ndryshoj stili i jetës. Pacientet duhet te reduktojn faktoret e rrezikut siq janë:
- Duhani
- yndyrat
- ushqimi me shume kripe
- konsumi i tepërt i Alkoholit
- mbipesha
Preferoeht:
- ushqimi mediteran
- levizja, ecja
- reduktimi i stresit
Varesishtë nga lloji i operacionit në zemër duhet marr edhe medikamentet.
Lloji dhe kombinimi i medikamenteve pas operacionit caktohet vetëm nga mjeku pergjegjës.
Pas operacionit të Bajpasit, preferohet që të merren:
- Aspirina: parandalim te mpikjes se gjakut (bllokim i agregacionit të trombociteve)
- ACE Inhibitor ose AT1 Inhibitor: kontroll i tensionit te gjakut (Ramipril,Enalapril, Captopril… apo grupi i Sartane-ve)
- Beta Blokatorët: terapia për tension the puls të zemrës ( Bisoprolol, Metoprolol,Nebivolol, Carvedilol etj.)
- Ca-Kanal Blokatorët: terapia për tension arterial ( Amlodipin, Lercanidipin, Verapamil etj.)
- Statine : terapia për yndyrat e larta ( Simvastatin, Atrovastatin etj.)
- Heparine: profilaks ndaj trombeve (LMWH/ FH-Enoxaparine Clexane, HMWH/UHF- Heparin s.c.)
Pas operacionit të Valvulave, preferohet që të merren varësisht nga lloji i valvulës së implantuar:
Terapia antigoagulative me Vitamin K Antagonist (VKA) tek valvulat mekanike (Warfarin- Coumadin, Phenprocumon-Marcumar, Acenocoumarol-Sintrom)
Tek valvulat biologie nuk ka nevoj për terapie antikoagulative me VKA ( Vitamin K Antagonistët)

Pas lirimit nga spitali preferohet trajtimi në një qendër rehabilitimi. Qëllimi i rehabilitimit është përmirësimi i aktiviteve fizike duke ushtruar çdo ditë në aktivitete lëvizje, frymëmarrje dhe gradualisht në rikthimin e forcës muskulare. Pacientet duhej që pas lirimit nga rehabilitimi të jenë në gjendje ti kujdesen për vetëvetën në shtëpi.
Qëllim tjtër i rehabilitmit është monitorim i tensionit, sheqerit sidhe stabilizim psikologjikë.
Rehabilitimi mund të bëhet edhe ne formë ambulatore.
Në rast të mungesës së rehabilitimit siq është tek ne në Kosovë, pacientet lirohen direkt në shtëpi dhe realizimi i këtyre aktivteteve bëhet nga pacienti vetë, apo në raste të ralla me ndihmën e fizioterapeutit.
Pyetjet e Shpeshta
Operacionet në zemër janë te njohura si operacione të gjata. Pjesa më e madhe e këtyre operacioneve bëhët me analgo-sedacion (gjumë të thellë) dhe Pacienti nuk ndjen fare dhimbje.
Operacionet e zemrës zgjasin rreth tri deri në gjashtë orë. Kjo varët nga lloji i operacionit, teknika operative si dhe nga experienca e Kirurgut.
Me Bajpas nënkuptohet një tejkalim apo urë lidhëse. Bajpasi në zemër ka për qëllim furnizimin e Muskulit të zemrës me gjak. Mjekët flasin për Bajpas të arterieve koronare :
- CABG–Coronary artery bypass graft (anglisht)
- SAK– Sëmundje e arterieve koronare (shqip)
- KHK – Koronare Herz Krankheit (gjermanisht)
Si Graft apo material për Bajpas merren arteriet e mbrendshme të gjokësit ose venat nga kembët. Tek ne Bajpasi bëhët pothuajse vetëm me Arterie.
Varesishtë sa arterie të zemrës janë të ngushtuara aq bajpasa edhe realizohen. Gjatë një operacioni mesatarisht behën tre deri në pesë Bajpasa.
Ka shumë arsyje kur duhet të bëhet Bajpas:
- Kur gjatë Koronografisë nuk mund të hapët një arterie e zemrës
- Kur janë një apo dy arterie të zemrës të ngushtuara dhe në ketë rast arteria kryesore e zemrës LAD është e ngushtuar ne bazën e saj
- Kur janë të tri arteriet e zemrës të ngushtuara. Në ketë rast flitet për „smundje tri enëore të zemrës “ SAK 3 Vazal
- Kur Pacienti ka ngushtime të përseritura në arteriet e zemrës dhe është Diabetik
Operacionet e Bajpasit / Bypass realizohen në dy forma:
- Operacionet e Bajpasit me ndihmen e Pompes extrakorporale CABG= Coronary Artery Bypass Graft
- Operacionet e Bajpasit në zemër të rrahur, pa Pompen (Makinën) ekstrakorporale OPCAB = Off-Pump Coronary Artery Bypass
- Operacionet e Bajpasit me prerje të vogëla në zemër të rrahur MIDCAB= Minimally Invasive Direct Coronary Bypass
Ne pothuajse të gjitha operacionet e Bajpasit i realizojm në zemër të rrahur (pa Pompen ekstrakorporale) në OPCAB.
Deri me tani janë mbi 90% e Operacioneve Bajpas që i bejmë në zemër të rrahur-OPCAB.
Poashtu tek ne bëhen mbi 90% e Operacioneve Bajpas duke përdorur Arteriet si Graft për Bajpas, pa marr venat nga këmbët.
Teknika operative në zemër të rrahur OPCAB është teknika më e avancuar dhe ka shumë përparësi siq janë:
- Zemra punon dhe është më fiziologjike
- Gjaku i Pacienti nuk del nga trupi dhe qelizat e gjakut nuk dëmtohen përmes pompës extrakorporale
- Rreziku i Infarktit ne tru është pothuajse zero, sepse Aorta nuk preket fare, No-Touch Aorta Technique
- Pacientet shërohen me shpejtë
- Gjakëderdhja është me e vogël dhe organet tjera si veshkët, melqia janë me të ruajtura
- Pas operacionit Pacienti ka me pak edema / ënjtje
Përparësitë e Arterie si Graft per bajpas në krahasim me venat janë:
- Arteriet qëndrojn hapur me gjatë se venat
- Arteriet kanë murin më të trash dhe janë më te qëndrueshme
- Nuk kemi plagë në këmbë dhe nuk kemi edema / ënjtje
- rreziku i infekcionit në këmbë është zero
Pas operacioneve të zemrës pacienti është ende në narkozë (gjumë) dhe transferohet në statcion intensiv ku kërkohet monitorim invasiv i zemrës, tensionit arterial, frymarrjes, gjakëderdhjes ( hemodinamika, parametrat vital të pacientit).
Disa orë pas operacionit, fillon procedura e zgjimit dhe extubimit te pacientëve. Në ditën e parë pas operacionit, Pacientët tanë mobilizohen. Në diten e dytë/tretë trasnferohen në statcionin normal të Kardiokirugjisë.
Qëndrimi mesatar në spital pas një operacion të zemrës është rreth 7 ditë, (5-10 ditë).