Duhani
Kanceri i Mushkërive

Kanceri I Mushkerive- Trajtimi Kirurgjikal
Incidenca
Kanceri I mushkerive eshte njeri nga kanceret me te shpeshta ne bote. Cdo vit ne bote diagnostikohen 1.3 milion raste te reja.
Ne Mbreterine e Bashkuar, nje ne shtate raste te kancereve eshte kancer pulmonary, qe do te thote ne vit diagnostikohen afersisht 37100 pacient te rinje. Kanceri I mushkerive shkakton rrethe 33500 vdekje ne vit ne Mbreterine e Bashkuar dhe eshte nje nga shkaktaret me te shpeshte te vdekjeve nga kanceret. Pasi qe diagnostikimi nuk eshte edhe I lehte dhe nje numer I pacienteve edhe mund te vdesin pa u diagnostikuar, ne shqiperi dhe Kosove nuk ekzistojne statistika te sakta ne lidhje me numrin e vdekjeve te shkaktuara nga kanceri apo numrin e sakte te paraqitjeve te reja.
Kanceri I mushkerive rralle her diagnostikohet ne pacientet nen moshen 40 vjeqare. Piku I shfaqjeve eshte ne moshen 75-84 vjeqare. 85% e rasteve prekin pacientet ne moshen 60 vjeqare dhe me tej. Meshkujt jane me te prekur se femrat, raporti 3:2. Tek meshkujt, kanceri I mushkerive ze vendin e dyte per nga rastet, pas kancerit te prostates dhe eshte pergjegjes per 16% te rasteve te reja te diagnostikuara me kancer. Tek femrat ze vendin e trete, pas kancerit te gjirit dhe te kolonit, dhe eshte pergjegjes per 11% te rasteve te reja te diagnostikuara me kancer.
Faktoret e rrezikut
Faktoret kryesor te rrezikut per shfaqjen e kancerit te mushkerive jane:
Duhani, Dieta, raca, faktoret e punes, airi I ndotur, historia familiare.
Duhani eshte njeri nga faktoret e vetem te rrezikut per shfaqjen e kancerit qe eshte reversibil (I kthyeshem). Duhanpiresit kan rrezikun 2 her me te larte ne paraqitjen e kancerit. Mekanizmat perms te cilave duhani ndikon ne paraqitjen e kancerit jane ende te panjohur. Shume studime kane sugjeruar se duhani promovon mutacionet baze te qelizave si dhe paralizon mekanizmat reparues te qelizave. Kohegjatesia e pirjes se duhanit eshte me e rendesishme se sa sasia e pirjes se duhanit.
Dieta
Te pakta jane njohurit sa I perket rolit te dietes ne shfaqjen e kancerit t e mushkerive. Frutat, vegjetalet dhe Vitamina A duket se kane nje rol mbrojtes. Efektet absolute te dietes jane ende te panjohura.
Raca
Afro-Amerikanet jane me te predispozuar ne shfaqjen e kancerit krahasuar me kaukazianet , 81.2 -63.2 raste te reja per 100000 banore. Kjo diference racore ndoshta mund te shpjegohet me rritjen e pirjes se duhanit apo me rritjen e ndjeshmerise gjenetike .
Faktoret e punes
Studime te ndryshme kan demonstruar se popullata e expozuar ndaj radonit, asbestit, arsenit, kromit dhe krometil eterit kane nje rrezikshmeri me te larte ne paraqitjen e kancerit te mushkerive. Efektet kancerogjene te ketyre substancave ende nuk jane te identifikuara.
Ndotja e ajrit
Ndotja e ajrit mund te rrite rrezikun e shfaqjes se kancerit. Tek puntoret e industries se rende eshte verejtur nje rritje e larte e perqindjes se demtimit te DNA. Efektet e ketij demtimi jane te panjohura.
Historia familjare
Shfaqja e kancerit tek pjestaret e te njejtes familje mbeshtet hipotesen se ndjeshmeria gjenetike luan nje rol te rendesishem ne zhvillimin e kancerit. Analizat e bera ne 337 familje me histori kanceri kan demonstruar se trashegemia kodominante e nje gjene te rralle autosomale duket se eshte e lidhur me nje shfaqje te hershme te kancerit ne personat duhanpires.
Patologjia
Kanceret e mushkerive jane te tre llojeve: 1) Pa qeliza te vogla (75%), 2) Me qeliza te vogla (20%), dhe 3) Llojet e perziera (5%).
Kanceri pa qeliza te vogla ndahet po ashtu ne tre lloje:
- a) Karcinoma me qeliza skuamose,
- b)Adenokarcinoma dhe
- c)Karcinoma me qeliza te medha.
Prezentimi Klinik
Perafersisht 90-95% e pacientave kane simptoma te kancerit te mushkerive, 27% e simptomeve jane dytesore nga tumori primar, 32% e simptomeve jane dytesore nga metastazat e tumorit dhe 34% jane simptome jo specifike si plogeshti dhe humbje ne peshe. Perkunder ketyre simptomave vetem nje numer I vogel I pacienteve arrin te diagnostikohet me kancer te mushkeris ne fazen e hershme. Arsyet jane te ndryshme, nder to injorimi I ketyre simptomave nga vete pacienti dhe familjaret si dhe ne disa raste fillimi I trajtimit te simptomave me medikamente pa bere ndonje imazheri.
Simptomat pulmonare si : kollitja, dispnea (veshteresi ne frymemearrje), hemoptizia, wheezing apo abceset pulmonare jane si rezultat i infiltrimit te kancerit ne mushkeri ose bronke apo si pasoje e metastazave ne gjendrrat limfatike.
Simptomat jo pulmonare te shkaktuara nga ivasioni I kancerit jane: dhimbje ne kutine torakale ( invasion I mureve to toraxit), dhimbje kraherori dhe veshtersi ne frymemarrje (e referuar nga invasioni I diafragmes) invasioni I organeve te mediastinit ( nervi recurrent I laringut, vena kava superiore, perikardi, nervi phrenik, esofagu, vertebrat).
Diagnostikimi
Nje histori e detajuar e marre nga pacienti apo familjaret dhe nje examinim klinik I kujdeseshem mund te na drejtojne drejt diagnostikimit te kancerit. Metodat jo invasive, si : radiografia e pulmonit, kompjuter tomografia, rezonanca magnetike, positron emission tomografia (PET), citologia do te japin diagnosen e sakte te kancerit ne mbi 90% te rasteve. Asnje nga keto ekzaminime te larte permendura nuk kane nje saktesi 100% ne diagnostikimin e kancerit. Metodat invasive si: FNA (final needle aspiration) nene kompjuter tomografi apo FNA endoskopike nene ultraze, bronkoskopia, mediastinoskopia, VATS (video assisted thoracic surgery), torakotomia, japin nje diagnose te sakte ne 95 – 100% te rasteve.
Trajtimi Kirurgjikal
Diagnostikimi I nje pacienti me kancer pulmoni nuk do te thote qe ai pacient ka nje semundje te pasheruar. Eshte e nje rendesie fundamentale qe diagnostikimi te behet ne stadet e hershme te kancerit, ateher kur resultatet e kirurgjise jane shume te mira. Kirurgjia nuk guzon ti mohohet asnje pacienti vetem prej rezultateve te examineve qe kryhen. Pacientet me kancer duhet te diskutohen ne MDT meetings (multi disciplinary team meetings) ku jane prezent, pulmologu, kirurgu, radiologu dhe onkologu. Nje ekipe e till bene vleresimin dhe analizen e te gjitha ekzaminimive ne teresi, nderkaq kirurgu dhe pulmologu bejne edhe ekzaminim klinik te pacientit ne teresi. Nje pacient I diagnostikuar me kancer pulmoni ne fazen e hershme (I dhe II) nuk do te thote detyrimisht qe ky pacient eshte I operueshem dhe e kunderta nje pacient I diagnostikuar ne fazat me te avancuara (III dhe IV) nuk do te thote detyrimisht qe ky pacient eshte I pa operueshem. Pra kjo do te thote qe pacientet duhet ekzaminuar nga nje ekipe mire e trajnauar ne trajtimin e kancerit te pulmonit.
Studimet e shumta te bera ne qendra te njohura nderkombetare tregojne se kanceret jane te operueshme edhe ne stadet e avancuara nese pacientet jane ne gjendje te mire klinike dhe pa semundje te tjera ( kardiovaskulare, neurologjike). Nje numer I pacienteve ne stade te avancuara duhet ti nenshtrohen ne fillim nje trajtimi medical me kimiterapi dhe /ose radioterapi dhe me pas rezektimi I kancerit permes kirurgjise. Ne pacient te ndryshem trajtimi medikal vazhdon edhe pas kirurgjise. Tek pacientet me kancer te diagnostikuar ne fazat e hershme trajtimi kirurgjikal jep rezultate te shkelqyera. Rralle her pacientet duhet ti nenshtrohen nje kure kimioterapie pas nderhyrjes kirurgjikale (mevaresisht nga involvimi I gjendrrave limfatike). Trajtimi kirurgjikal perrfshine largimin e nje apo dy lobeve te pulmonit ose pulmonektomi te majte apo te djathte, gjitheher nese ekzaminimet para operatore deshmojne nje funksion normal te pulmonit qe do mbetet. Kanceret e pulmonit edhe ateher kur kane prekur muret e toraxit, diafragmen apo perikardin jane te largueshme permes kirurgjise.
Per te pasur nje trajtim sa me te sukseshem te kancerit te pulmonit, eshte e nje rendesie te veqante qe diagnostikimi te jete sa me I hershem dhe koha nga diagnostikimi deri tek fillimi I trajtimit, qofte medikal apo kirurgjikal te jete sa me e shkurte.
Dr. med. Arben Kojqiqi, MRCSEd, FRCSEd (CTh)
Kirurg Kardio-Torakal
Doktorë profesionist për shëndetin tuaj

Dr. med. Fatos Kojqiqi
Kardiokirurg

Dr. med. Arben Kojqiqi
Kardiokirurg - Kirurg Torakal
