
Rekonstruktimi i bazës së aortës me zëvendësim / riparim të valvulës aortale
Zgjërimi i aortës ascendente (Aneurisma) apo çarja e aortës (Disekcioni Tip A) shumë herë shkaktojnë insuficienc të valvulës aortale, që do të thotë, se valvula aortale nuk mbyllet mirë. Si pasojë e Insuficiencës së saj gjaku rrjedh nga Aorta prap në ventrikel. Në këto raste kur fletëzat e valvulës aortale nuk takohen në mes, preferohet rekonstruktimi i bazës apo rrënjës së aortës.
Rekonstruktimet e bazës së aortës bëhën në disa mënyra:
Bentall-Operacion (Conduid): Rkonstruktimi i bazës së aortës duke ndrruar valvulën aortale dhe aorten ascendente me reimplantim të arterieve koronare.
David-Operacion: Rekonstruktim i bazës së aortës duke stabilizuar rrënjen e aortës dhe duke riparuar valvulën aortale me reimplantim te arterieve koronare.
Yacoub Operacion: Remodelim i bazës së aortës pa stabilizuar rrënjën e aortës duke riparuar valvulen aortale me reimplantim të arterieve koronare.
Bentall-Operacion
Ky operacion u realizua për here të parë ne vitin 1968 nga Hugh Bentall dhe Antony de Bonno.
Gjatë këtij operacioni bëhët ndërrimi i valvulës aortale, ndërrimi i aortës ascendente dhe ndërrimi i rrënjës së aortës me reimplantim të arterieve koronare.
Realizim i këtij Operacioni preferohet në rastet kur valvula aortale është e dëmtuar dhe riparimi i saj është i pamundur apo jo i suksesshëm. Poashtu edhe kur aorta ascendente, baza e aortës dhe fletëzat e valvulës aortale janë të dëmtuara apo të zgjëruara nga çarja (disekcioni) janë indikacione për këtë procedur operative.
Conduid janë protezat e aortës ascendente me valvulën aortale të implantuar mbrenda. Valvula është mekanike Conduid klasik apo mund te jetë edhe biologjike Bio-Bentall.
Yacoub Operacion
Ky operacion u realizua në vitin 1979 nga Kardiokirugu Magdi Yacoub. Qëllimi i këtij operacioni është riparimi i valvulës aortale duke mos vendosur proteze mekanike apo biologjike. Mundesia e riparimit dhe mbajtjës së valvulës së Pacientit ( valvula native) ka përparsi në shumë aspekte dhe tani me dihet, se asnjë protezë e huaj nuk është ideale që të zavendsoj atë. Të gjitha protezat (valvulat) qofshin ato mekanike apo biologjike janë kompromis i valvulës native dhe kanë mangësit e tyre, mirëpo janë një zgjidhje perfekte kur valvula native është e dëmtuar dhe nuk mund të riparohet.
Gjatë ketij operacioni bëhët ndërrimi i aortës ascendente duke e fiksuar protezën e aortës direkt në sinusin e aortës dhe pa ndërruar valvulën aortale. Proteza e aortës riformohet duke i dhënë formë të gjuhës (sikur tri gjuhë, shif foton). Gjate kësaj procedure nuk behët ndërrimi dhe fiksim i rrënjës së aortës, por të themi një rimodelim i rrënjës me qepje direkte të protezës me aortë. Arteriet koronare reimplantohen në formë të butonit në protezën e aortës. Sinus valsalve ruan gjeometrinë e saj.
Kjo metodë operative për ndërrim të aortës ascendente dhe rimodelim të rrënjës së aortës ka një dobësi, që është zgjerimi i bazës së aortës dhe mundësia e insuficences së valvulës aortale në planin afatgjatë postoperativ.
Operacionet Yacoub nuk preferohen tek pacientet me smundje gjentike të indeve siq janë pacientet me Marfan Sindrom.
David Operacion
Ky operacion u realizua në vitin 1980 nga Tirrone David në Toronto. David me ekipën e tijë propozuan një alternative tjetër operative për rekonstruktim të valvulës aortale. Qëllimi ishte i njejtë, ruajtja e valvulës native të pacientit, pra valvula të mos ndërrohet. Kjo metodë parashef një rekonstruktim të bazës të aortës, valvulës aortale dhe aortës ascendente.
Gjatë këtij operacioni, valvula aortale me komisuret e saj futet brenda protezës së aortës, duke fiksuar protezën direkt në rrënjën e saj. Arteriet koronare në formë të butonit reimplantohen prap në protezë.
Përparsia e këtij operacioni në krahasim me operacionin sipas Yacoub, është stabilizimi i rrënjës së aortës. Mirëpo, tek ky operacion gjeometria e sinus valsalve të aortës nuk mund të ruhet siq ishte më parë dhe kjo mund të shkaktoj një stres tek fletëzat e valvulës aortale.
Rezulatet 10 vjeqare të kësaj metode janë excellente.
Aktualisht kemi disa modifikime te Operacionit David, që janë klasifikuar sipas Millerit:
Ato janë metodat David I deri David V që parashohin rekonstruktim dhe remodelim të rrënjës së aortës.