Tumoret e zemrës
Faktorët riskues të këtyre sëmundjeve kanë filluar të shfaqen në masë edhe tek të rinjtë. Çelësi i eliminimit të këtyre sëmundjeve ka të bëjë me ndjekjen e vizitave dhe konsultave të rregullta te mjeku. Është shumë e rëndësishme që të mbahet një balancë e mirë, ndërmjet përdorimit të medika¬ menteve dhe llojeve të tjera të terapive mjekë¬ sore për ndalimin e këtyre sëmundjeve. Tumoret e zemrës janë sëmundje shumë të rral¬ la, të cilat ndahen në primare apo beninje dhe sekondare apo të ashtuquajturat tumore malinje.
Tumoret primare
Zakonisht e kanë origjinën nga muret e zemrës apo edhe nga brendësia e dhomave të zemrës, pra mund të jenë tumore intraventrikularë apo intraatrialë. Në shumicën e rasteve janë tumore pa pasoja të rënda për pacientin. Zgjidhja me anë të operacionit, është gjithnjë në varësi të gjendjes klinike të pacientit dhe madhësisë së tumorit. Tumoret më të shpeshta janë:
Miksoma – lokalizimi i të cilit është më së shpeshti atriumi, origjina e tyre është septumi i atriumit, afër të ashtuquajturës Fosa Ovalis. Më të rralla janë ato me origjinë nga vena pulmonale.
Më të shpeshtat janë në atriumin e majtë (75 %) dhe rreth 20 % në atriumin e djathtë.
Fibroelastoma – e gjejmë tek valvula mitrale dhe valvula aortale, rrallëherë e gjejmë në ventrikul. Ndërhyrja kirurgjikale është e domosdoshme tek ky lloj tumori.
Rabdomiksoma – rradhitet tek tumoret beninje dhe e gjejmë më së shpeshti tek fëmijët.
Tumoret sekondare apo malinje
Janë forma të karcinomeve, të cilët origjinën e kanë nga organet e tjera përreth zemrës, pra në 95 % të rasteve.
Ndërsa rreth 5 % të tumoreve malinje e kanë origjinën direkt nga zemra.
Nga ekzaminimet histologjike kemi të bëjmë me Rabdomiosarkome, FibroSarkome, Angio Sarkome dhe MiksoSarkome.
Një formë më e rrallë është edhe i ashtuquajturi KaposiSarkom.
Miksoma përbën mbi 50 % të tumoreve pri mare të zemrës. Përbëhet nga qeliza multipo tente mezenkimale. Lokalizohet më së shpeshti në atriumin e majtë.
Diagnostikimi i miksomës bëhet me anë të Eko grafisë kardiake dhe Kompjuterografisë. Kateterizimi dhe EKG e zemrës janë të pabe sueshme në diagnostikimin e tumoreve të zemrës dhe nuk preferohet. Për nga konsistenca janë të butë dhe kanë një formë të organizuar pa kon tura janë të lidhur me muret e zemrës me një „kër thizë“, e cila i bën këto tumore edhe të lëvizshme në disa raste. Risku i këtyre lëvizjeve konsiston në pengimin e funksionalitetit të mirëfilltë të valvulës apo edhe ndonjëherë në shkëputjen e ndonjë copëze apo pjesë të miksomës, e cila mund të jetë me pasoja të rënda për pacientin.
Simptomat varen nga madhësia dhe lokacioni i tumorit. Nëse tumori (miksoma) është e lokali zuar afër valvulës e pengon lëvizshmërinë e saj. Këto pengesa tek pacienti shkaktojnë bllokim të frymëmarrjes, e cila varet nga eforti fizik dhe pozi cioni i trupit të pacientit. Nga ana tjetër nëse tu mori është i vendosur në muret e zemrës, mund të shkaktojë një dobësim të muskulit të zemrës ose e ashtuquajtura insuficiencë e zemrës.
Tumoret zakonisht kanë një “kërthizë“ përmes së cilës janë edhe të lidhur me muret e zemrës, e cila i bën edhe të lëvizshëm. Risku i këtyre është shkëputja e një copëze nga tumori. Kalimi i kësaj copëze në qarkullimin e gjakut dhe bllokimi i një arterie në tru shkakton një infarkt të trurit (Ish emi cerebrale). E njëjta gjë, por ndoshta edhe me pasoja më të rënda mund të ndodhë nëse një copëz nga tumori (miksoma) shkëputet dhe shkon në mushkëri. Simptoma të tjera që kanë pacientët janë humbja në peshë, temperaturë por edhe marrje mendsh nga mosfurnizimi i mjaf tueshëm i trurit me gjak.
Terapia
Terapia ideale dhe më e përhapur sot është ndërhyrja kirurgjikale.
Bëhet me anë të hapjes së toraksit dhe marrjen e pacientit në makinën ekstrakorporale. Është makina e cila e zëvendëson zemrën dhe mush këritë gjatë operacionit.
Zakonisht këto lloje të tumoreve me anë të oper acionit largohen komplet. Por ka raste, të rralla, kur edhe nuk mund të largohen. Në të tilla raste është mirë që të largohet sa më shumë masë tumorale në mënyrë që të lehtësohet puna sa më efektive e zemrës. Nëse për shkak të tu morit është dëmtuar ndonjëra nga valvulat, këto duhet të rekonstruktohen nëse është e mundur, përndryshe dueht të zëvendësohen gjatë operacionit.
Masa tumorale dërgohet në laborator për ekzaminim. Kjo bëhet për arsye të terapisë së mëtejshme të pacientit pas operacionit.
Krejt tjetër paraqitet situata me tumoret ma linje, të cilët në shumicën e rasteve depërtojnë në zemër nga organet e tjera.
Ky grup i pacientëve, edhe pas operacionit kanë nevojë për kemoterapi. Edhe pse operacioni ua lehtëson simptomat preoperative.
Pacientët, të cilët operohen nga miksoma atriale dhe kur tek këta pacientë arrijmë që përmes operacionit ta largojmë komplet masën tumorale, konsiderohen si të trajtuar dhe të shëruar përfundimisht.
Dr.Besnik Kojcici