Duhani
Pneumotoraxi dhe trajtimi i tij
Pneumotoraxi dhe trajtimi i tij
Pneumotorax do te thote futja e ajrit ne hapsiren pleurale, qe shkakton kolabimin e mushkerise (Fig 1). Pneumotoraxi per nga menyra e shfaqjes klasifikohen ne: pneumotorax spontan dhe traumatic. Pneumotoraxi spontan me tej klasifikohet ne, primar dhe sekondar.
Pneumotoraxi primar
Pneumotoraxi primar shfaqet ne individ te shendetshem, si pasoje e nje rupture te bulzave qe gjinden nen pleuren viscerale. Keto bulza me se shpeshti gjinden ne zonen apikale (te larte) te mushkerise. Ne pergjithesi pjesa tjeter e mushkerise eshte normale. Incidenca e paraqitjes eshte 28/100000 individ ne vit per meshkujt. Me te prekurit jane mosha 30 vjecare, persona te holle dhe te gjate. Ekziston nje lidhje e forte me konsumimin e duhanit dhe formimin e bulzave nen pleure. Edhe pse pjesa tjeter e mushkerise eshte normale, prezenca e bulzave nen pleure eshte e evidentuar ne 80% te rasteve ne CT te toraxit (Fig 2) dhe ne 90% te rasteve gjate nderhyrjes kirurgjikale. Aktiviteti fizik nuk duket te jete I lidhur me shfaqjen e pneumotoraxit.
Simptomat
Ne shumicen e rasteve simptomat mungojne. Edhe ne rastet kur simptomat si dhimbje gjoksi apo veshteresi ne frymemarrje ekzistojne, perafersisht me teper se gjysma e ketyre pacienteve presin me teper se dy dite para se te kerkojne ndihmen e mjekut.
Diagnoza
Historia e detajuar dhe ekzaminimi klinik zakonisht sugjerojne prezencen e pneumotoraxit, por nuk jane indikacione te besueshem ne madhesine e pneumotoraxit. Diagnoza normalisht vihet pas radiografise se toraxit ose compjuter tomografise ne disa raste. Madhesia e pneumotoraxit mund te jete e vogel ose e madhe ne varesi te presences se nje hapsire te dukshme te ajrit prej <2 cm ose >2 cm, ne mes te murit torakal dhe margjines se mushkerise. Hapsira mbi 2 cm, do te thote pneumotorax 50%.
Trajtimi
Trajtimi I peumotoraxit duhet te jete I menjehershem per te larguar ajring na apsira pleurale dhe per ti dhene mundesi mushkerise te rihapet, si dhe per te bere nje trajtim definitive ose per te ulur rrezikun e ri perseritjes se pneumotoraxit.
Shoqata Britanike e Kirurgjise Torakale rekomandon qe per pneumotoraxin e voge, ne pacient pa simptome ose simptome te vogla, trajtimi te jete observim dhe shumica e tyre mund te trajtohen ne klinika ditore. Indikacionet per trajtim me aktiv jane: veshteresi ne frymemarrje dhe nevoja per perdorim oxigjeni. Tek keta paciente rekomandohet qe aspirimi me gjilpera 14-16G eshte po aq I suksesshem sa vendosja e nje dreni torakal 20Fr. Megjithate, ne disa studime eshte konstatuar qe aspirimet nuk jan efektive deri ne 30% te rasteve. Rekomandohet qe nese sasia e ajrit te larguar perms aspirimit kalon 2.5 liter, ateher kjo metode duhet te nderpritet sepse mundesia e presences se nje rrjedhjeje te vazhdueshme e ajrit eshte e larte dhe ne kete rast duhet te vendoset dreni torakal.
Pacientet qe paraqiten me hemodinamke te kompromentuar, tension dhe pneumotorax bilateral, duhet trajtuar menjeher me vendosje te drenit torakal. Vendosja e drenit ne vakum nuk eshte e rekomanduar ne menyre rutinore sepse konsiderohet qe kjo mund te rrise sasine e ajrit qe rrjedhe nga mushkeria.
Indikacionet e trajtimit te pneumotoraxit me kirurgji jane:
- pneumotoraxi per her te dyte I shfaqur ne te njejten ane.
- Pneumotoraxi I pare I komplikuar
- Pneumotoraxi bilateral
- Rrjedhja e ajrit e vazhdueshme
- Profesionet ne rrezik (pilotet, zhytesit)
Principet e kirurgjise jane:
- te behet largimi I pjeses se mushkerise ku ekziston rrjedhja e ajrit dhe
- te behet ngjitja e mushkerise me murin torakal.
Pneumotoraxi Sekondar
Ajri I future ne hapsiren pleurale eshte si pasoje e nje semundje te mushkerise (emfizema, infeksione te mushkerise, kanceri I mushkerise, sindromi I distresit repirator akut etj).
Ne keto raste simptomat jane me te theksuara dhe ne proporcion te kundert me madhesine e pneumotoraxit ne radiografi, si pasoje e nje reserve te dobet qe kane keto mushkeri.
Kompjuter tomografia eshte esenciale per te determinuar anatomine e pneumotoraxit dhe per te vleresuar gjendjen e mushkerise.
Ne shumicen e ketyre rasteve emfizema kirurgjikale eshte prezente. Kjo shkakton nje frige tek pacientet, te afermit por edhe tek stafi I mesem, por rralleher eshte me pasoja te renda per pacientin. Kjo trajtohet qe ne fillim me nje dreinim efektiv dhe kirurgji te me vonshme sipas rastit.
Trajtimi
Trajtimi I pneumotoraxit sekondar behet gjitheher me vendosjen e nje dren torakal, per dallim nga ai primar. Trajtim kirurgjikal eshte gjithmone I individualizuar, dhe mevaret nga gjendja e pacientit dhe prognoza e semundjes qe ka prekur mushkerine. Ne shumicen e rasteve trajtimi eshte jo kirurgjikal, vetem me vendosjen e nje dreni torakal. Kirurgjia duhet te evitohet tek ata pacient te cilet kane nevoje per ventilim me presion pozitiv. Ne rastet kur nderhyrja kirurgjikale eshte e domosdoshme, ateher keta pacient I nenshtrohet teknikes kirurgjikale te asistuar nga videokamere (VATS) ose ne raste te rralle teknike e hapur.
Mr Arben Kojqiqi, MD, MRCS, FRCS (CTh)
Consultant Cardiothoracic Surgeon
Duhani eshte njeri nga faktoret e vetem te rrezikut per shfaqjen e kancerit qe eshte reversibil (I kthyeshem). Duhanpiresit kan rrezikun 2 her me te larte ne paraqitjen e kancerit. Mekanizmat perms te cilave duhani ndikon ne paraqitjen e kancerit jane ende te panjohur. Shume studime kane sugjeruar se duhani promovon mutacionet baze te qelizave si dhe paralizon mekanizmat reparues te qelizave. Kohegjatesia e pirjes se duhanit eshte me e rendesishme se sa sasia e pirjes se duhanit.
Dieta
Te pakta jane njohurit sa I perket rolit te dietes ne shfaqjen e kancerit t e mushkerive. Frutat, vegjetalet dhe Vitamina A duket se kane nje rol mbrojtes. Efektet absolute te dietes jane ende te panjohura.
Raca
Afro-Amerikanet jane me te predispozuar ne shfaqjen e kancerit krahasuar me kaukazianet , 81.2 -63.2 raste te reja per 100000 banore. Kjo diference racore ndoshta mund te shpjegohet me rritjen e pirjes se duhanit apo me rritjen e ndjeshmerise gjenetike .
Faktoret e punes
Studime te ndryshme kan demonstruar se popullata e expozuar ndaj radonit, asbestit, arsenit, kromit dhe krometil eterit kane nje rrezikshmeri me te larte ne paraqitjen e kancerit te mushkerive. Efektet kancerogjene te ketyre substancave ende nuk jane te identifikuara.
Ndotja e ajrit
Ndotja e ajrit mund te rrite rrezikun e shfaqjes se kancerit. Tek puntoret e industries se rende eshte verejtur nje rritje e larte e perqindjes se demtimit te DNA. Efektet e ketij demtimi jane te panjohura.
Historia familjare
Shfaqja e kancerit tek pjestaret e te njejtes familje mbeshtet hipotesen se ndjeshmeria gjenetike luan nje rol te rendesishem ne zhvillimin e kancerit. Analizat e bera ne 337 familje me histori kanceri kan demonstruar se trashegemia kodominante e nje gjene te rralle autosomale duket se eshte e lidhur me nje shfaqje te hershme te kancerit ne personat duhanpires.
Patologjia
Kanceret e mushkerive jane te tre llojeve: 1) Pa qeliza te vogla (75%), 2) Me qeliza te vogla (20%), dhe 3) Llojet e perziera (5%).
Kanceri pa qeliza te vogla ndahet po ashtu ne tre lloje:
- a) Karcinoma me qeliza skuamose,
- b)Adenokarcinoma dhe
- c)Karcinoma me qeliza te medha.
Prezentimi Klinik
Perafersisht 90-95% e pacientave kane simptoma te kancerit te mushkerive, 27% e simptomeve jane dytesore nga tumori primar, 32% e simptomeve jane dytesore nga metastazat e tumorit dhe 34% jane simptome jo specifike si plogeshti dhe humbje ne peshe. Perkunder ketyre simptomave vetem nje numer I vogel I pacienteve arrin te diagnostikohet me kancer te mushkeris ne fazen e hershme. Arsyet jane te ndryshme, nder to injorimi I ketyre simptomave nga vete pacienti dhe familjaret si dhe ne disa raste fillimi I trajtimit te simptomave me medikamente pa bere ndonje imazheri.
Simptomat pulmonare si : kollitja, dispnea (veshteresi ne frymemearrje), hemoptizia, wheezing apo abceset pulmonare jane si rezultat i infiltrimit te kancerit ne mushkeri ose bronke apo si pasoje e metastazave ne gjendrrat limfatike.
Simptomat jo pulmonare te shkaktuara nga ivasioni I kancerit jane: dhimbje ne kutine torakale ( invasion I mureve to toraxit), dhimbje kraherori dhe veshtersi ne frymemarrje (e referuar nga invasioni I diafragmes) invasioni I organeve te mediastinit ( nervi recurrent I laringut, vena kava superiore, perikardi, nervi phrenik, esofagu, vertebrat).
Diagnostikimi
Nje histori e detajuar e marre nga pacienti apo familjaret dhe nje examinim klinik I kujdeseshem mund te na drejtojne drejt diagnostikimit te kancerit. Metodat jo invasive, si : radiografia e pulmonit, kompjuter tomografia, rezonanca magnetike, positron emission tomografia (PET), citologia do te japin diagnosen e sakte te kancerit ne mbi 90% te rasteve. Asnje nga keto ekzaminime te larte permendura nuk kane nje saktesi 100% ne diagnostikimin e kancerit. Metodat invasive si: FNA (final needle aspiration) nene kompjuter tomografi apo FNA endoskopike nene ultraze, bronkoskopia, mediastinoskopia, VATS (video assisted thoracic surgery), torakotomia, japin nje diagnose te sakte ne 95 – 100% te rasteve.
Trajtimi Kirurgjikal
Diagnostikimi I nje pacienti me kancer pulmoni nuk do te thote qe ai pacient ka nje semundje te pasheruar. Eshte e nje rendesie fundamentale qe diagnostikimi te behet ne stadet e hershme te kancerit, ateher kur resultatet e kirurgjise jane shume te mira. Kirurgjia nuk guzon ti mohohet asnje pacienti vetem prej rezultateve te examineve qe kryhen. Pacientet me kancer duhet te diskutohen ne MDT meetings (multi disciplinary team meetings) ku jane prezent, pulmologu, kirurgu, radiologu dhe onkologu. Nje ekipe e till bene vleresimin dhe analizen e te gjitha ekzaminimive ne teresi, nderkaq kirurgu dhe pulmologu bejne edhe ekzaminim klinik te pacientit ne teresi. Nje pacient I diagnostikuar me kancer pulmoni ne fazen e hershme (I dhe II) nuk do te thote detyrimisht qe ky pacient eshte I operueshem dhe e kunderta nje pacient I diagnostikuar ne fazat me te avancuara (III dhe IV) nuk do te thote detyrimisht qe ky pacient eshte I pa operueshem. Pra kjo do te thote qe pacientet duhet ekzaminuar nga nje ekipe mire e trajnauar ne trajtimin e kancerit te pulmonit.
Studimet e shumta te bera ne qendra te njohura nderkombetare tregojne se kanceret jane te operueshme edhe ne stadet e avancuara nese pacientet jane ne gjendje te mire klinike dhe pa semundje te tjera ( kardiovaskulare, neurologjike). Nje numer I pacienteve ne stade te avancuara duhet ti nenshtrohen ne fillim nje trajtimi medical me kimiterapi dhe /ose radioterapi dhe me pas rezektimi I kancerit permes kirurgjise. Ne pacient te ndryshem trajtimi medikal vazhdon edhe pas kirurgjise. Tek pacientet me kancer te diagnostikuar ne fazat e hershme trajtimi kirurgjikal jep rezultate te shkelqyera. Rralle her pacientet duhet ti nenshtrohen nje kure kimioterapie pas nderhyrjes kirurgjikale (mevaresisht nga involvimi I gjendrrave limfatike). Trajtimi kirurgjikal perrfshine largimin e nje apo dy lobeve te pulmonit ose pulmonektomi te majte apo te djathte, gjitheher nese ekzaminimet para operatore deshmojne nje funksion normal te pulmonit qe do mbetet. Kanceret e pulmonit edhe ateher kur kane prekur muret e toraxit, diafragmen apo perikardin jane te largueshme permes kirurgjise.
Per te pasur nje trajtim sa me te sukseshem te kancerit te pulmonit, eshte e nje rendesie te veqante qe diagnostikimi te jete sa me I hershem dhe koha nga diagnostikimi deri tek fillimi I trajtimit, qofte medikal apo kirurgjikal te jete sa me e shkurte.
Dr. med. Arben Kojqiqi, MRCSEd, FRCSEd (CTh)
Kirurg Kardio-Torakal