Kirurgjia e Aortës
Hyrje
Aorta është organi ose ena kryesore e gjakut në trupin e njeriut, nga e cila degëzohen të gjitha enët tjera të gjakut. Ajo furnizon gjitha organet me gjak, që do të thotë gjaku i oksigjenuar që del nga zemra kalon përmes Aortës.
Aorta del nga zemra dhe ndahet ne disa pjesë: aorta ascendente, harku i aortës, aorta descendente, aorta thorakale dhe aorta abdominale. Pjesa ascendente ka rrënjen e aortës dhe sinus valsalve, apo pjesa e zgjëruar e aortës, nga e cila dalin Arteriet koronare që furnizojnë zemrën me gjak.
Aorta dhe funksioni i saj
Aorta ka tri shtresa: Tunica interna, media dhe externa (Shtresa e brendshme, e mesme dhe e jashtme). Shtresa e mesme përbëhet nga fije muskulare. Diametri normal i Aortës është nën 4 cm dhe kjo madhësi ndryshon minimalisht nga mosha dhe gjinia.
Përmes Aortës çdo ditë kalojn rreth 9000 litra gjak, brenda nje viti kalojn mbi 3 milion litra ndërsa deri në moshën 60 vjeqare kan kaluar mbi 200 milion litra gjak. Aorta është pothuajse gjithmonë nën një presion të caktuar, të cilin edhe e përballon shumë mirë. Nëse kjo shtypje kalon vlerat normale, ajo me kohë e dobëson murin e Aortës dhe ajo zgjërohet. Poashtu edhe defektet gjenetike të indeve mund të prekin shtresat e Aortës, siq është tek Sindromi i Marfanit, Sindromi i Ehlers-Danlos apo Sindromi Loeys-Dietz, të cilat shkaktojn zgjerim të aortës.
Sëmundjet e aortës
Aneurizma (zgjërimi i aortës), Disekcioni (çarjet e aortës), infekcionet dhe kalcifikimet e aortës janë sëmundjet më të shpeshta të saj.
Aneurizma është zgjerim i aortës mbi 4 cm. Kjo sëmundje e aortës nuk paraqet ndonjë simptomë. Në shumë raste ajo zbulohet rastësisht. Në rastin kur ajo zbulohet, duhet bërë kontroll e rregulltë në periudhë kohore 6 mujore apo çdo vit. Kontrollet e rregullta bëhen me echokardiogafi dhe më saktësisht duhet bërë Compjuter Tomografi (CT).
Disekcioni i aortës është çarja e murit të aortës. Kjo sëmundje karakterizohet me dhimbje të forta në form të therrjës ose prerjes në gjoks apo shpinë. Në raste kur i tërë muri i aortës çahet , do të thotë gjaku del nga aorta dhe mbush gjithe hapësirat në thorax, në këto raste vdekshmëria është e pa evituar. Ka raste kur nga plasja e murit të aortës, mbetet vetëm një shtresë shumë e hollë 1 mm Adventicia, e cila mban ende gjakun mbrenda lumenit të aortës. Në këto raste, pacientët duhet operuar urgjentisht. Disekcionet e aortës njihen për vdekshmërin e lartë. Ato që nga paraqitja e simptomeve të para, vetëm 40 % e tyre, arrijn që të shtrihen në spital dhe të marrin trajtimin kirurgjik. Operacionet kan një vdekshmëri deri në 30 %. Në rast të mosoperimit pothuajse 98% e këtyre rasteve vdesin pas 14 ditëve.
Infekcionet dhe kalcifikimet e aortës dëmtojn murin e saj me ç‘rast vjen deri tek Disekcioni i aortës.
Klasifikimi i Disekcioneve
Disekcionet mund të prekin pjesë të ndryshme të aortës. Varësisht nga vendi dhe pjesët e aortës që ka prekur, bëhet edhe klasifikimi dhe planifikimi i tyre për operim.
Disekcionet e aortës tip A dhe tip B sipas Stanford dhe Disekcionet e tipit I,II dhe III sipas De Bakey.
Kur çarja ndodh në aortën ascendente dhe harkut e saj, kemi të bëjmë me Disekcion të tipit A.
Kur çarja e aortës ndodh pas harkut të aortës, nën arterien subklavia të majtë, kemi të bëjmë me Disekcion të tipit B, pra disekcionet e aortës thorako-abdominale klasifikohen si Disekcion të tip B dhe ndahën në tip B të “komplikuara” dhe “jo komplikuara”.
Disekcionet e tipit A kërkojn një intervenim të menjëhershëm-urgjent kirurgjikë. Rrezikshmëria gjate operacionit është nga 10-30 %.
Disekcionet e tipit B kërkojnë një planifikim.
Tek tip B “jo të komplikuara” janë raste që nuk operohen, kërkohet monitorim i tensionit të gjakut, pulsit të zemrës dhe dhimbjeve. Në këto raste duhet bërë kontroll i rregulltë i aortës, diagnostika e rregulltë dhe trajtim konservativ pra pa operacion.
Tek Disekcionet e tipit B “të komplikuara” janë raste ku dhimbjet nuk ndalen, organet e tjera nuk furnizohen me gjak dhe ne raste kur aorta është ruptuara e tëra dhe kemi gjakderdhje aktive. Këto raste duhet operuar menjëherë në formë të intervenimeve angiografike përmes stentave dhe kateterve proceduar që quhet TEVAR- Thoracic EndoVascular Aortic Repair . Në rastet kur nuk mund të bëhet procedura TEVAR (mungesë të protezave-stenta) bëhen edhe operacione klasike kirugjike.
Klasifikimet e Disekcioneve të aortës sipas DeBakey në tip I, II, dhe III janë klasifikime që bëjnë një përshkrim më të detajuar të aortës. (shife Foton).
Protezat e aortës
Protezat e aortës punohen nga materiali Poliester dhe janë të mbështjellura me një material Kollagen që ndalin rrjedhjen e gjakut. Këto materiale me fije artificiale janë shumë rezistente dhe mund të lakohen. Në ketë mënyrë Protezat kan mundësin e marrjes së formave të ndryshme, formë harku apo dhe të zgjatën.
Protezat e aortës ofrohen në forma dhe madhësi të ndryshme.
Kur duhet bërë operacioni tek Aneurizma e aortës?
-Tek Aneurizmat (zgjërimet) e aortës ascendente, operacioni duhet planifikuar kur diamteri i aortës arrin mbi 5 cm.
-Kur zgjërimi i aortës ascedente është prej 4-5 cm, në këto raste pritet duke bërë kontrollë të rregulltë çdo 6 muaj.
-Kur zgjërimi i aortës ascedente është mbi 5,5cm këto raste duhet operuar.
-Kur zgjërimi i aortës ascendente është mbi 6 cm operacioni duhet bërë sa më shpejt.
-Tek aorta thorako-abdominale me një zgjërim mbi 5,5 cm duhet bërë intervenim me metoden TEVAR.
-Tek aorta thorako-abdominale me zgjërim mbi 6 cm, në rast të pamundesisë së intervenimit me metoden TEVAR, duhet bërë intervenimi kirugjik klasik i hapur.
Mbani mend:
Disekcionet e aortës Tip A duhet operuar urgjentisht. Për çdo orë pritjeje (vonesë) rrezikshmëria e vdekjës rritet me 1% në orë.
Operacioni
Varësisht sa është e dëmtuar Aorta nga çarja, bëhet edhe planifikimi dhe lloji i operacionit. Nëse çarja ka prekur vetëm aortën ascendente, pa prekur harkun e saj, atëherë bëhet zavëndsim i aortës ascendente. Në rastet më të shpeshta kur çarja prek aortën ascendente me harkun e saj, valvulën aortale dhe arteriet koronare atëherë operacionet janë me të komplikuara, zgjasin më gjatë dhe kërkojnë nje planifikim më të mirë, për të evituar operacionet e dyta dhe për te ruajtur valvulen e pacientit. Këto operacione ku bëhet një rekonstruksion i rrënjës së aortës, valvulës aortale dhe arterieve koronare kërkojnë nje experiencë të madhe.
Operacionet janë te ndryshme: David operacione, Yacoub operacione, Bentall operacione, Bio-Bentall operacione si dhe operacione tjera që janë modifikime të David dhe Yacoub-it.
Kontrollet pas operacionit
Kontrollet pas operacionit janë të obliguara. Në rast te zëvendësimit të aortës ascendente, mjaftojn kontrollet echokardiografike.
Në rastet kur është bërë zëvendësimi edhe i harkut të aortës atëherë dueht bërë një CT. Kontrollet me echokardiografi dhe CT bëhën para se pacienti të lirohet nga spitali. Kontrollet tjera bëhen pas gjashtë muajve dhe më pas çdo vit.
Rehabilitimi
Pas lirimit nga spitali preferohet trajtimi në një qendër rehabilitimi. Qëllimi i rehabilitimit është përmirësimi i aktiviteve fizike duke ushtruar çdo ditë në aktivitete lëvizje, frymëmarrje dhe gradualisht në rikthimin e forcës muskulare. Pacientet duhej që pas lirimit nga rehabilitimi të jenë në gjendje ti kujdesen për vetëvetën në shtëpi.
Qëllim tjtër i rehabilitmit është monitorim i tensionit, sheqerit sidhe stabilizim psikologjikë.
Rehabilitimi mund të bëhet edhe ne formë ambulatore.
Në rast të mungesës së rehabilitimit siq është tek ne në Kosovë, pacientet lirohen direkt në shtëpi dhe realizimi i këtyre aktivteteve bëhet nga pacienti vetë, apo në raste të ralla me ndihmën e fizioterapeutit.